Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit
Autori: Gazeta inFokus
08:46 | 12 October 2026
Beteja juridike për katër ish-krerët e UÇK-së nuk përfundoi me aktgjykimin e 16 shtatorit. Tani, palët kanë hyrë në fazën e përgatitjes së apelimeve, ndërsa 27 nëntori është data kur duhet të tregojnë nëse do ta kundërshtojnë vendimin e shkallës së parë. Dhomat e Specializuara kanë sqaruar se cilat çështje mund të shqyrtohen në shkallën e dytë dhe cilët janë hapat e radhës në këtë proces.
Kanë kaluar më shumë se tri javë nga shpallja e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa po afrohet afati për njoftimin e apelimit.
Fillimisht, palët duhej të njoftonin deri në mes të tetorit nëse do ta apelonin aktgjykimin. Por, me kërkesë të Mbrojtjes, Paneli i Apelit e shtyu këtë afat deri më 27 nëntor.
Kërkesa për shtyrje u arsyetua me kompleksitetin e çështjes, si dhe me faktin se ekipet e Mbrojtjes nuk e kishin pranuar ende aktgjykimin e përkthyer në gjuhën shqipe.
Nga Dhomat e Specializuara kanë thënë për RTK-në se, deri tani, nuk ka asnjë parashtresë publike që tregon se ndonjëra nga palët ka dorëzuar njoftimin për apelim apo ka përcaktuar pjesët e aktgjykimit që synon t’i kundërshtojë në shkallën e dytë.
Sipas Speciales, procedura formale e apelit nis me dorëzimin e njoftimit për apelim.
‘Paneli i Apelit mund të shqyrtojë apelimet mbi baza të ndryshme, përfshirë gabimet e pretenduara në ligj, në fakte ose në caktimin e dënimit. Gjatë procedurës së apelimit, palët mund të kërkojnë paraqitjen e provave shtesë, duke specifikuar gjetjen faktike të Trupit Gjykues me të cilën lidhen ato prova. Apeli mund ta vërtetojë, rrëzojë ose ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë. Në rrethana të përshtatshme, mund të urdhërojë edhe rigjykimin e çështjes nga Trupi Gjykues”.
Në rast se apelohet vetëm dënimi, sipas gjykatës, afatet deri në vendim mund të jenë më të shkurtra.
Për sfidat që i presin katër ish-krerët e UÇK-së në procesin e apelit kanë folur njohës të procesit dhe juristë.
“Varet se si do ta trajtoj gjykata e Apelit, nëse shkon me rihapje të procesit gjyqësor sigurisht që mund të marr kohë edhe më shumë. Në bazë të asaj se si kanë vendos në rastet e mëhershme ne dyshojmë që një vendim në Gjykatën e Apelit mund të merret para 12 ose 18 muajve të ardhshëm”, tha Ehat Miftaraj nga IKD.
Ndërkaq, avokati Arbër Jashari thotë se një sfidë e re për palët do të jetë edhe zbatimi i ndryshimeve të fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Unë e shoh këtë ligj si shumë të favorshëm por do të jetë një rrugë shumë e gjatë dhe sfiduese për ta implementuar duke qenë se Dhomat e Specializuara janë krijuar në partneritet me BE dhe është çështje që prek edhe palët tjera dhe Kosova duhet ta gjej rrugën se si duhet të dakordohet dhe si t’i bind partnerët ndërkombëtarë për ndryshimin”, theksoi ai.
Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...




































