Lajme

Ambiciet për kryeministër, s’arrin t’i kryejë punët e kryetarit- Prishtinën e Përparim Ramës e merr uji

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 11 October 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ambicien për t’u bërë kryeministër i Kosovës, në një video të realizuar në rrugët e New Yorkut. Ndërsa ai flet për synimet për ta marrë drejtimin e Qeverisë, reshjet e shiut të së dielës kanë shkaktuar vërshime në kryeqytet

Në një bisedë me vlogerin Khan Journey, Rama është pyetur për profesionin dhe planet e tij të ardhshme, me ç’rast ka treguar se synon të kalojë nga drejtimi i Prishtinës në drejtimin e gjithë vendit.

“Misioni i radhës është që të bëhem kryeministër dhe ta pastrojmë e ta rregullojmë shtetin”, ka deklaruar Rama.

-Advertisement-

Por, derisa Rama shpalos ambiciet për të udhëhequr Qeverinë, reshjet e shiut të së dielës kanë nxjerrë sërish në pah problemet me ujërat në kryeqytet.

Në bazë të pamjeve të publikuara në rrjete sociale, rruga kryesore e Veternikut që çon tek Rrethi i Flamurit është mbuluar tërësisht nga uji si pasojë e reshjeve të shiut.

Si pasojë e kësaj, në Veternik kanë filluar të krijohen edhe kolona të mëdha.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy