Lajme

Policia e gjen në Vushtrri automjetin e vjedhur muaj më parë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 11 October 2026

Policia e ka gjetur një automjet në një zonë malore në Vushtrri, i cili ishte raportuar i vjedhur muaj më parë në Prizren.

“Njësitet policore në Vushtrri, gjatë realizimit të detyrave policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, kanë identifikuar një automjet të dyshuar i cili ndodhej në një zonë malore në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas i verifikoi të dhënat, Policia tha se “ka rezultuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë”.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme pas përfundimit të të cilave automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy