Lajme

Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 11 October 2026

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar në Riad.

Në një reagim të publikuar këtë të diel në rrjetin social X, Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj.

Ai ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe mbështetësve të tyre në Teheran.

-Advertisement-

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë.”, ka shkruar Rama.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy