Lajme

Plagoset aksidentalisht me pistoletë në Caparc të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 11 October 2026

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur aksidentalisht me pistoletë në fshatin Caparc të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër, po ashtu mashkull kosovar. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë rastit janë sekuestruar dy pistoleta të tipit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Caparc, Prizren 10.10.2026-15:10. Raportohet se i dyshuari m/k ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që, aksidentalisht ka plagosur vetën me pistoletën e të dyshuarit tjetër m/k. I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy