Haxhiu kërkon dorëzimin e Radoiçiqit: Vendi i tij është para gjykatave të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
20:34 | 10 October 2026
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku Milan Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të ish-presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, në një tubim elektoral të partis së tij në Kragujevc.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shfaqja e Radoiçiqit në tubime të tilla dëshmon se ai jo vetëm që qëndron i lirë në Serbi, por edhe pritet në rrethet e pushtetit, ndonëse e ka marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka kërkuar edhe reagim të qartë nga bashkësia ndërkombëtare, duke vlerësuar se kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit dhe personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë duhet të shoqërohet me trysni konkrete ndaj autoriteteve serbe.
Postimi i saj:
Pamjet e publikuara nga mediat serbe, ku Milan Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të Aleksandar Vuçiqit në një tubim elektoral të partisë së tij në Kragujevc, dëshmojnë se organizatori i sulmit terrorist në Banjskë jo vetëm që gjen strehë në Serbi, por pritet e nderohet në rrethet e pushtetit.
Më 24 shtator 2023, grupi terrorist i armatosur rëndë, në krye me Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Republikës së Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Sulmi synonte të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës sonë. Institucionet e Kosovës e zmbrapsën atë sulm, por përgjegjësit e tij ende nuk janë përballur me drejtësinë.
Njeriu që mori publikisht përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi dhe që kërkohet ndërkombëtarisht, në vend që t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, shfaqet lirshëm në tubimin e partisë në pushtet në Serbi. Kjo nuk mund të trajtohet thjesht si mungesë e bashkëpunimit me drejtësinë.
Prania e tij në rrethet e afërta me pushtetin ngre pyetje të drejtpërdrejta për përgjegjësinë politike të autoriteteve serbe, të cilat duhet t’i japin fund mbrojtjes së tij dhe ta dorëzojnë në Kosovë, ku duhet të përgjigjet për sulmin që organizoi.
Një sjellje e tillë kërkon reagim të qartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit dhe të personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë autoriteteve të Kosovës duhet të shoqërohet me trysni konkrete dhe pasoja për mosdorëzimin e tyre.
Çdo tolerim i mëtejshëm përçon mesazhin se një sulm terrorist mund të organizohet, të marrë jetë njerëzish dhe të mbetet pa ndëshkim, për sa kohë autorët gëzojnë mbrojtjen e pushtetit.
Për Kosovën, drejtësia për Afrim Bunjakun dhe vënia para përgjegjësisë e organizatorëve të sulmit në Banjskë mbeten detyrim i patjetërsueshëm. Vendi i tyre është para gjykatave të Republikës së Kosovës. As koha e as afërsia me pushtetin në Beograd nuk do t’i amnistojnë ata që e përgatitën dhe e kryen sulmin.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...


































