Lajme

Behgjet Pacolli reagon për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 09 October 2026

Behgjet Pacolli ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës, duke thënë se “çdokush që ka shpërdoruar besimin e dhënë, duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit”.

Pacolli, në një shkrim që duket të jetë për ish-drejtoin e grupit “Mabetex”, ka thënë se askush nuk ka të drejtë “të përvetësojë rezultatet e punës së të tjerëve”.

“Askush nuk ka të drejtë ta shkelë besimin e dhënë, të përvetësojë rezultatet e punës së të tjerëve apo të disponojë në mënyrë të paligjshme pasurinë që nuk i përket. Për çdo shkelje të konstatuar, per cdo hajni dhe abuzim nuk do te ndalemi dhe do të kërkojmë përgjegjësi të plotë ligjore, si dhe kompensimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara, përmes institucioneve kompetente dhe mekanizmave ligjorë përkatës, qofshin ato ne vendet tona apo gjetiu”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim biznesmenit të njohur kosovar, Valon Llukës.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy