Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës
Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 08 October 2026
Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës.
Nga IPK konfirmuan se, në kuadër të këtij hetimi, përveç ankesave të pranuara nga qytetarët, do të verifikohen edhe pretendimet e ngritura lidhur me afatin e skadimit të gazit lotsjellës të përdorur gjatë protestës.
Sipas IPK-së, si për ankesat e pranuara në objektet e këtij institucioni, ashtu edhe për rastet e iniciuara në kuadër të detyrës zyrtare, tashmë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, përfshirë sigurimin e video incizimeve dhe dëshmive të tjera, marrjen e deklaratave dhe shikimin e dokumentacioneve zyrtare policore që ndërlidhen me menaxhimin e protestës.
“IPK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të mandatit ligjor për të sqaruar rrethanat dhe, bazuar në gjetjet e hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren”, deklaruan nga IPK.
Gjatë protestës, e cila u mbajt me kërkesën për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, kishte ngritur dyshime se Policia e Kosovës kishte përdorur gaz lotsjellës të modelit të vitit 2018, të cilit pretendohet se i kishte skaduar afati. Ato bombola të gazit lotsjellës Radio Dukagjini i kishte incizuar dhe janë këto në fotografi.




T� tjera
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...

































