ASHAK të gëzuar për lajmin se ish-kryetarja u bë presidente: Ky është një nderim i veçantë
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 08 October 2026
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, kanë organizuar konferencën ndërkombëtare “Twin Transformation: Reconceptualizing Organizations and Ecosystems”, në të cilën u diskutua për transformimin digjital, tranzicionin e gjelbër, inovacionin dhe zhvillimin e ekosistemeve sipërmarrëse.
Në hapje të konferencës, nënkryetari i ASHAK-së, Fejzullah Krasniqi, ka përmendur edhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, e cila deri së fundmi ishte në krye të Akademisë.
“Përshëndetja e kësaj konference ishte paraparë të bëhej nga kryetarja e deritanishme, Akademike Justina Shiroka-Pula, e cila para 2 ditësh është propozuar dhe për fat është zgjedhur presidente e Kosovës. Ky është një nderim i veçantë jo vetëm për Akademiken Justina Shiroka-Pula, por edhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ajo, në pozitën e kryetares, është angazhuar me shumë përkushtim”, tha Krasniqi.
Ai vlerësoi se temat e trajtuara në konferencë janë me rëndësi të veçantë për zhvillimet ekonomike dhe shkencore, duke theksuar se transformimi digjital dhe tranzicioni i gjelbër po ndikojnë gjithnjë e më shumë në funksionimin e organizatave dhe institucioneve.
“Tema e kësaj konference është veçanërisht aktuale dhe me rëndësi të shumëfishtë. Për kërkimin shkencor, studimin ekonomik dhe transformimin e organizatave bashkëkohore. Transformimi digjital dhe tranzicioni i gjelbër po zhvillohen gjithnjë e më shumë si procese të ndërlidhura, të cilat ndikojnë në mënyrën se si organizatat, institucionet dhe ekosistemet ekonomike e sipërmarrëse konceptohen, organizohen dhe zhvillohen”, deklaroi ai.
Sipas Krasniqit, zhvillimet në inteligjencën artificiale dhe inovacion kërkojnë bashkëpunim më të madh ndërmjet universiteteve, institucioneve kërkimore dhe sektorit privat.
“Në këtë kuadër, kërkimi shkencor dhe inovacioni marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Zhvillimet në inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital në sipërmarrje dhe ekonomi, në tranzicionin e gjelbër, si dhe në zhvillimin e ekosistemeve sipërmarrëse kërkojnë qasje të reja shkencore, bashkëpunim ndërdisiplinar dhe ndërinstitucional, si dhe lidhje më të fuqishme ndërmjet universiteteve, institucioneve kërkimore, sektorit të biznesit dhe aktorëve të tjerë të zhvillimit”, theksoi ai.
Ndërkohë, profesori i Fakultetit Ekonomik, Besnik Krasniqi, foli për mundësitë që krijon teknologjia në ekonomi dhe sipërmarrje, por edhe për sfidat që lidhen me pabarazinë, privatësinë dhe besimin.
“Transformimi digjital, ky akses i ri në njohuri, i lidh sipërmarrësit me tregje të reja dhe krijon mundësi të reja për inovacion. Por, në të njëjtën kohë, ai ngre pyetje të rëndësishme për aftësitë, pabarazinë, besimin, privatësinë dhe rolin e ardhshëm”, u shpreh Krasniqi.
Ai theksoi se zhvillimi ekonomik nuk duhet të matet vetëm përmes rritjes së prodhimit, por edhe përmes ndikimit afatgjatë në shoqëri.
“Progresi nuk mund të matet vetëm me atë se sa shumë prodhojmë apo sa shpejt rritemi. Ai duhet të vlerësohet edhe në bazë të qëndrueshmërisë, gjithëpërfshirjes, përgjegjshmërisë dhe aftësisë për të përmirësuar jetën e njerëzve në afat të gjatë”, tha ai.
Duke folur për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Krasniqi vlerësoi se rajoni ka potencial të konsiderueshëm në sektorin digjital, falë të rinjve të talentuar, diasporës dhe energjisë sipërmarrëse. Megjithatë, sipas tij, konkurrueshmëria, aftësitë profesionale dhe qëndrueshmëria mbeten sfida që kërkojnë angazhim më të madh.
“Pyetja qendrore këtu nuk është nëse transformimi do të ndodhë, sepse ai tashmë po ndodh. Pyetja është nëse mund ta kuptojmë dhe ta formësojmë atë në mënyra që janë inovative, etike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, theksoi Krasniqi.
Në konferencë mori pjesë edhe drejtoresha e Revistave Shkencore dhe e Komunikimit me Komunitetin Global në Akademinë e Menaxhimit (AOM), Irina Burns, e cila prezantoi punën e kësaj organizate ndërkombëtare dhe përpjekjet për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve.
“E themeluar në vitin 1936, ne kemi mbi 22 mijë anëtarë në 110 vende të botës dhe tani po e zgjerojmë edhe më tej këtë shtrirje. Misioni i Akademisë është të ndërtojë një komunitet studiuesish, t’i lidhë ata dhe të eksplorojë idetë në nivel global”, deklaroi Burns.
Ajo foli edhe për Programin për Përshpejtimin e Komunitetit (CAP), një iniciativë që synon t’u krijojë studiuesve mundësi më të barabarta për qasje në publikime shkencore dhe rrjete ndërkombëtare.
“CAP lindi në Ballkanin Perëndimor. Ishte eksperimenti ynë i parë. Donim të shihnim nëse mund t’u ofronim studiuesve në mbarë botën qasje në programin tonë për përshpejtimin e komunitetit, në publikimet tona dhe në komunitetin tonë global”, tha ajo.
Burns theksoi se qëllimi i programit është të mbështesë kërkimin shkencor dhe të zvogëlojë dallimet në mundësitë që kanë studiuesit në vende të ndryshme.
“Ka njerëz të zgjuar kudo në botë, por jo të gjithë kanë qasje të barabartë. Dhe misioni i Akademisë tani është t’u ofrojë të gjithëve qasje të barabartë”, përfundoi ajo.
Konferenca synon të shërbejë si platformë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, me fokus në ndikimin e teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në ekonominë dhe organizatat bashkëkohore.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...






























