Lajme

Mitrovicë: Arrestohet një person i dyshuar për vras*je në tentative

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 08 October 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas veprimeve hetimore të ndërmarra ditën e djeshme, kanë arrestuar një burrë.

I dyshuari dyshohet se më 30 shtator 2026, në Vushtrri, në bashkëkryerje me persona të tjerë dhe duke përdorur mjete të forta, ka sulmuar një person, i cili si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore dhe intervistimit të të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thotë PK.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy