U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare
Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 08 October 2026
Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që mori historia e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Marra, e lindur më 19 gusht 1909, u bë e njohur për publikun pasi gazetari Blendi Fevziu publikoi historinë e saj. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo është dy ditë më e madhe se gruaja që aktualisht konsiderohet nga rekordet Guinness si më e moshuara në botë.
Historia e 117-vjeçares tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, ndërsa një prej elementeve që u komentua ishte edhe mënyra e saj e ushqyerjes. Nëna Qamile ka treguar se në dietën e saj ndër vite kanë qenë të pranishme ushqime të thjeshta, përfshirë lakrat, fasulet dhe produktet e bulmetit.
Ajo ka punuar për rreth 35 vite në kooperativën bujqësore dhe deri tani përfitonte një pension prej rreth 7,700 lekësh.
Pas publikimit të historisë së saj, çështja mbërriti edhe në Këshillin e Ministrave, i cili ka vendosur t’i akordojë një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror.
Sipas vendimit, Qamile Metan Marra do të përfitojë një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Megjithatë, shuma e pensionit të saj, së bashku me përfitimet e tjera të parashikuara nga ligji dhe shtesën e re, nuk mund të kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...

































