Lajme

Minatori që u ngujua në minierë Është hera e tretë që më ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 08 October 2026

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kishin mbetur të ngujuar mbrëmë në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.

Ai tha se është hera e tretë që i ndodh një gjë e tillë, derisa u shpreh se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.

“Gjendja shëndetësore ka qenë e mirë, por atje vështirësohet ajri. Ka panik, është hera e tretë që ngujohem në minierë, po shtohet panika dhe stresi. Kam qëndruar afër dy orë e gjysmë, me pauza, në çdo horizont kemi pushuar” , u shpreh ai.

-Advertisement-

Mbrëmja e kaluar ishte e gjatë për shumë prej minatorëve që ishin në ndërrimin e dytë në Minierën e Trepçës, të cilët nuk e kishin paramenduar që do të mbesnin të ngujuar deri në orët e vona të pasmesnatës kur të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet.

Lajmin e konfirmoi drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku.

“Po, të gjithë minatorët e bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet”, tha Sadiku, për Klan Kosovën.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy