Lajme

Gaz lotsjellës deri në lagjen Dardania, tymi “mbulon” zonën pas ndërhyrjes së Policisë ndaj protestuesve

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 05 October 2026

Situata e tensionuar rreth Kuvendit të Kosovës është zhvendosur edhe drejt lagjes Dardania në Prishtinë, pas ndërhyrjes së Policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Gazi lotsjellës i përdorur nga Policia gjatë ndërhyrjes ka arritur deri në Dardani, ku zona është përfshirë nga tymi dhe aroma e gazit.

Ndërhyrja policore po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për shpërndarjen e protestuesve, pas tensioneve të krijuara para Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Forca të shumta policore vazhdojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata mbetet e tensionuar./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy