Lajme

Çlirim Haziri i drejtohet Kurtit: Me këto tendenca për të bërë pazare po shkel mbi gjakun e dëshmorëve

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 05 October 2026

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend.

Haziri ka thënë se protestuesit tash e 21 ditë po qëndrojnë në shesh, ndërsa duke iu drejtuar Kurtit, ai tha se me këto tendenca për të bërë pazare po shkel mbi gjakun e dëshmorëve.

“Jemi duke protestuat tash e 21 ditë në këtë shesh, ndërsa sot jemi dëshmitar të një mosvotimi të një politike të papërgjegjshme, të një politike që tenton që në kurriz të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të bëj pazare politike”.

-Advertisement-

“Albin Kurti le ta dijë që me këto tendenca për të bërë pazare po shkel mbi gjakun e dëshmorëve”, deklaroi Haziri.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy