Lajme

Lushtaku: Qytetarët po kërkojnë votë dhe veprim konkret – Ligji të kalojë edhe në lexim të dytë

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 05 October 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, deputetët të mundësojnë edhe votimin e tij në lexim të dytë.

Përmes një postimi, Lushtaku ka thënë se secili deputet duhet ta bëjë të qartë nëse mbështet shmangien nga afatet procedurale, në mënyrë që projektligji të procedohet për votim në lexim të dytë.

“Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është kaluar në lexim të parë. Tash secili deputet duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e vet: A e voton shmangien nga afatet procedurale dhe a e mundëson votimin e ligjit në lexim të dytë?”, ka shkruar Lushtaku.

-Advertisement-

Sipas tij, miratimi vetëm në lexim të parë nuk është i mjaftueshëm.

“Nëse nuk votohet edhe në lexim të dytë, efekti është zero”, ka deklaruar ai.

Lushtaku ka kërkuar votimin e shmangies nga afatet procedurale dhe më pas procedimin e projektligjit në lexim të dytë, pa shtyrje të mëtejshme.

“Qytetarët nuk po kërkojnë vetëm deklarata se ‘e mbështesim UÇK-në’. Po kërkojnë votë dhe veprim konkret. Kjo është ajo që po kërkojmë. As më shumë, as më pak”, ka përfunduar Lushtaku./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy