Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”
Autori: Gazeta inFokus
12:18 | 05 October 2026
Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila parasheh një kredi prej 60 milionë eurosh për renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të përgatitjeve për lojërat mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, ka dhënë detaje për projektin dhe mënyrën se si do të përdoren mjetet financiare.
“Projekti synon të rinovojë dhe zgjerojë infrastrukturën e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, pjesa te konviktet si dhe të rinovojë dhe ndërtojë objekte sportive në institucione të ndryshme arsimore përreth hapësirës së konvikteve. Projekti do të sjellë përfitime për studentët, duke mbështetur njëkohësisht organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030 në Prishtinë. Si rrjedhojë, pra gjatë zhvillimit të lojërave kampusi i studentëve do të shërbejë përkohësisht si fshati i atletëve ndërkaq objektet sportive të shkollave përreth do të përdoren si qendra stërvitore për atletët. Përtej Lojërave Mesdhetare, projekti është i disenjuar për të vendosur një trashëgimi të qëndrueshme për studentët e Universitetit të Prishtinës si dhe banorët e qytetit”, tha Murati.
Duke folur për strukturën financiare të marrëveshjes, Murati ka bërë të ditur se vlera e kredisë është 60 milionë euro, ndërsa ekziston mundësia për përfitimin edhe të një granti shtesë.
“Sa i përket strukturës së financimit, vlera e kredisë që pritet ta financojë këtë projekt është propozuar që të jetë 60 milionë euro, me mundësi të fitimit edhe të një granti shtesë investiv në vlerë prej 10 milionë eurove të tjera”, bëri të ditur Murati.
Këto mjete do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës së kampusit universitar dhe objekteve sportive përreth, të cilat gjatë lojërave mesdhetare “Prishtina 2030” do të kenë funksion të rëndësishëm në akomodimin dhe përgatitjen e sportistëve.
Pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare, infrastruktura e rinovuar pritet të mbetet në shërbim të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe komunitetit.

T� tjera
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...




































