Lajme

Kosova sonte përballë Izraelit, “Dardanët” vlejnë mbi 35 milionë euro më shumë se kundërshtari

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 01 Tetor 2026

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet sonte me Izraelin, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve, Liga B.

Për shkak se Izraeli prej një kohe nuk i zhvillon ndeshjet si vendas në territorin e tij, takimi do të luhet në stadiumin “Nagyerdei” në Debrecen të Hungarisë.

Kosova hyn në këtë përballje me tri pikë të grumbulluara nga dy ndeshjet e para, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes nga Austria. Izraeli, ndërkohë, është pa pikë pas dy ndeshjeve.

-Advertisement-

Në renditjen e FIFA-s, dy kombëtaret ndahen vetëm nga dy pozita. Kosova renditet e 78-ta, ndërsa Izraeli në vendin e 76-të.

Por situata ndryshon kur krahasohet vlera e futbollistëve.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, vlera e përgjithshme e Kombëtares së Kosovës arrin në 146.05 milionë euro, ndërsa ajo e Izraelit në 110.83 milionë euro. Kështu, skuadra kosovare vlerësohet rreth 35.2 milionë euro më shumë.

Listës së futbollistëve më të vlefshëm të Kosovës i prin treshja e Hoffenheimit. Fisnik Asllani vlerësohet në 35 milionë euro, Leon Avdullahu në 30 milionë, ndërsa Albian Hajdari në 25 milionë euro.

Edon Zhegrova vlerësohet në 10 milionë euro, Arijanet Muric në 7.5 milionë, ndërsa Vedat Muriqi në 7 milionë euro.

Veldin Hoxha dhe Dion Gallapeni vlerësohen nga 4 milionë euro, kurse Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda nga 2.5 milionë. Erblin Osmani, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu kanë nga 2 milionë euro vlerë në treg.

Te Izraeli, futbollisti me vlerën më të lartë aktualisht është Anan Khalaili i Crystal Palace.

Përballja Izrael – Kosovë nis sonte në orën 20:45.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova do ta presë Austrinë, ndërsa Izraeli do të udhëtojë për t’u përballur me Irlandën./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy