Bashkatdhetarët protestojnë në Evropë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale- Në këto orare fillojnë protestat
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 27 September 2026
Bashkatdhetarët në diasporë po mblidhen sot në disa qytete të Evropës, në kuadër të protestave me moton “Jo në emrin tim”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protesta janë paralajmëruar në Londër, Oslo, Gjenevë, Treviso, Lindau, ndërsa tubime të diasporës janë mbajtur edhe gjatë ditës së djeshme në disa qytete të Gjermanisë dhe Finlandës.
Në Nuremberg të Gjermanisë, protesta nis në orën 14:00. Organizatori Selim Hoti thotë se përmes këtij tubimi kërkojnë rishikimin e vendimit të Gjykatës Speciale dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
“Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet ta përmirësojë gabimin e turpshëm që ka bërë në historinë e gjykatave ndërkombëtare, duke i shpallur fajtorë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të popullit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë vetë liria e Kosovës, të cilën po e gëzojmë sot. Prandaj, përmes kësaj proteste kërkojmë lirimin dhe kthimin e tyre me kokën lart e faqebardhë në Kosovë, sepse kështu e do Dardania”, ka thënë Hoti për Radio Dukagjinin.
Në të njëjtën orë, protestë do të mbahet edhe në Gjenevë të Zvicrës. Organizatori Milot Arifi thotë se presin pjesëmarrje të madhe të bashkatdhetarëve nga qytete të ndryshme të Zvicrës, përfshirë Bernën, Lozanën, Friburgun, Cyrihun dhe Lucernin.
Arifi thotë se organizatorët i kanë siguruar të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet lokale. Ai ka vërejtur, megjithatë, më pak mbështetje nga qytetarët zviceranë krahasuar me protestat e mëparshme.
“Pavarësisht se zviceranët, në mënyrë të përgjithshme, na mbështesin gjithmonë neve shqiptarëve, kësaj here e kemi vërejtur se kemi më pak mbështetje. Kjo besoj se vjen nga frika se kjo situatë mund të kthehet kundër tyre”, ka thënë Arifi për Radio Dukagjinin.
Ndërsa, në Londër, protesta do të mbahet nga ora 15:00 deri në 18:00, në Richmond Terrace, përballë Downing Street.

T� tjera
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...































