Gara për aksionin në Zubin Potok: Familjet e të zhdukurve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 27 September 2026
Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mirëpritur dhe mbështetur veprimet e Policisë së Kosovës, përkatësisht të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, përfshirë aksionin e fundit në Zubin Potok.Gara ka thënë se veprimet e institucioneve në funksion të hetimit dhe zbardhjes së krimeve të luftës kontribuojnë në vendosjen e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre.
“Mirëpresim dhe mbështesim çdo veprim të Policisë së Kosovës, përkatësisht të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, përfshirë aksionin e fundit në Zubin Potok, në shërbim të zbardhjes së krimeve dhe vendosjes së drejtësisë për viktimat e luftës dhe familjet e tyre”, ka deklaruar Gara.Sipas tij, këto veprime kontribuojnë edhe në respektimin e të drejtës së familjeve për të ditur dhe të drejtës për të vërtetën, krahas të drejtës për drejtësi.
“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë dhe vënia para drejtësisë e përgjegjësve janë detyrime që kërkojnë angazhim të pandërprerë institucional”, ka theksuar ai.Gara ka nënvizuar se familjet e personave të zhdukur kanë pritur për një kohë të gjatë dhe meritojnë që të kenë të vërtetën e plotë për fatin e më të dashurve të tyre.
“Familjet kanë pritur gjatë dhe meritojnë të vërtetën e plotë dhe drejtësinë. Siç e kanë thënë edhe vetë familjarët, drejtësia nuk e zhbën dhimbjen, por sjell ngushëllim për familjet dhe dëshmon se vuajtja e tyre nuk është harruar”, ka deklaruar Gara.Gjatë aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale bashkë me Policinë, nëntë persona u arrestuan nën dyshimin për krime lufte. Ky aksion ndërlidhet edhe me “Grupin e Intelektualëve”.

T� tjera
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...































