Lajme

Australia i bashkohet zërit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 27 September 2026

Mërgata shqiptare në Australi i është bashkuar protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur në Melbourne, duke nisur nga ora 12:00.

Në mesin e protestuesve janë parë flamuj kuq e zi, flamujt e Kosovës, si dhe ata të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar në disa shtete, ndërsa në Prishtinë protestat po mbahen tashmë për natën e 12-të radhazi./

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy