Lajme

Moti përgjatë vikendit, temperaturat deri në 29 gradë

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 18 September 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit.

Nga IHMK njoftohet se të shtunën do të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët, ku temperaturat minimale do jenë mes 8 dhe 12 gradë celsius, ndërsa ato maksimale, mes 24 dhe 28 gradë celsius.

Ndërsa të dielën, temperaturat minimale do lëvizin mes 9 dhe 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 24 dhe 29 gradë celsius.

-Advertisement-

PARASHIKIMI I MOTIT

E Shtunë

Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat:

Minimalet: 8–12°C

Maksimalet: 24–28°C

Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

E Diel

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat:

Minimalet: 9–13°C

Maksimalet: 24–29°C

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy