Demaku i ashpër me Kurtin: Nuk i kaloi inatet e brendshme politike, dështoi ta mbronte UÇK-në
Autori: Gazeta inFokus
21:54 | 18 September 2026
Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se Qeveria e Kosovës ka dështuar në mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe se nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme lidhur me proceset në Hagë.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Demaku tha se pas vendimit të Dhomave të Specializuara është shkaktuar, sipas tij, dëm i madh për Kosovën.
Ai pretendoi se institucionet kanë qëndruar në nivelin e “inateve dhe egos së luftës së brendshme politike”, në vend që të marrin përgjegjësi dhe të ndërmarrin hapa konkretë.
“Ne jemi në një situatë që s’ka të bëjë fare me drejtësinë, është bërë një veprim i cili është i dëmshëm për vendin dhe këtë duhet ta pranojë në radhë të parë Albin Kurti që i është bërë një dëm shumë i madh vendit, jo në kuptimin që ta kaloj; situatën me një deklaratë formale që shkruan dikush atje. Unë po e shoh që veprimet e Albin Kurtit janë duke shkuar në linjën e njëjtë të asaj që për gjashtë vite në qeverisje të tij mos të flasim më për fushat e tjera, mbasi jemi të fokusuar te një temë e caktuar, qeveria e Kosovës ka qenë krejtësisht e dështuar sa i përket kësaj çështje, sa i përket mbrojtjes së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Demaku.
Ai pati kritika edhe për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke iu referuar deklarimeve të saj të mëhershme ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tij, në rrethana normale, ajo nuk do të duhej të ishte emëruar në një pozitë të tillë dhe tash, pas zhvillimeve të fundit, do të duhej të largohej nga detyra.

T� tjera
-
Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës
Sikurse sot edhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për...
-
Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit
Ish-ministri serb i Ekonomisë dhe zyrtari i lartë i Partisë Progresive Serbe ...
-
Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje
Ministri, Dimal Basha, ka shprehur kundërshtime ndaj gjetjeve të Raportit të ...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren deri në krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët
Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohë...
-
Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove një person në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjo...
-
Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike...
-
Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme a...
-
Pagesat me kartelë bankare na bëjnë të shpenzojmë më shumë? Ja çfarë zbulon studimi i fundit
Të paguash me kartë është e shpejtë, praktike dhe shpesh kërkon vetëm një pre...
-
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Ja...
-
Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë
Dogana e Kosovës ka publikuar pamjet e dhjetëra armëve të gjata, që iu kapën ...
-
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
Kurti për “Le Monde”: Kosova synon anëtarësimin në BE përmes meritave, jo privilegjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazet...


































