OSBE-ja e gatshme të mbledhë votat në Kosovë për zgjedhjet serbe, por pret miratimin e institucioneve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
19:26 | 18 September 2026
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se është i gatshëm të mbledhë fletëvotimet, nëse zgjedhjet parlamentare serbe do të mbaheshin edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, por për këtë nevojitet miratimi i institucioneve të Kosovës.
Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga OSBE-ja, duke theksuar se për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë tashmë janë njoftuar institucionet përkatëse të Kosovës dhe vendimmarrësit dhe se tani po presin përgjigjen e tyre.
“Misioni është i gatshëm ta zbatojë një operacion të tillë, me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme. Kjo nënkupton miratimin e palëve përkatëse dhe sigurimin e kushteve të nevojshme të sigurisë”, thanë nga OSBE-ja.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, më herët i kishte kërkuar OSBE-së që misioni të ofrojë mbështetje në mënyrë që zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Serbisë, që janë caktuar për 25 tetor, të mbahen edhe në Kosovë.
REL-i iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen nëse është në dijeni për këtë kërkesë të Serbisë dhe nëse ajo po shqyrtohet, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte kërkuar që për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës të ketë kërkesë të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar dhe jo që ndërmjetësuese të jetë OSBE-ja. Serbia e kishte refuzuar këtë, me arsyetimin se në këtë mënyrë do të njihej pavarësia e Kosovës.
Ndërkaq, Kurti në vitin 2022 e kishte ndërprerë praktikën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, në komunat ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.
Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar edhe një rezolutë me të cilën kundërshtohej mbajtja në Kosovë e votimit për referendumin e Serbisë për ndryshimet kushtetuese.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje disa herë Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.
Në anën tjetër, Kurti ka thënë disa herë se Kosova nuk dëshiron t’ua mohojë të drejtën e votës qytetarëve të Kosovës me shtetësi të dyfishtë, por se nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit
Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Serbisë, në vitin 2023, pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova votuan në qytetet pranë kufirit, në Kurshumli, Rashkë, Tutin dhe Vranjë, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.
Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i organizoi për komunitetin serb në Kosovë u mbajtën më 21 qershor të vitit 2020.
Këto zgjedhje u mbajtën sipas praktikës së mëparshme, ku fletëvotimet mblidheshin nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Fletëvotimet më pas numëroheshin në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete në Serbi që gjenden pranë kufirit me Kosovën.

T� tjera
-
Mos i lini në prizë! Këto janë pajisjet elektrike që vazhdojnë të harxhojnë energji edhe kur janë të fikura
Shumë persona mendojnë se pajisjet elektrike nuk shpenzojnë energji elektrike...
-
Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës
Sikurse sot edhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për...
-
Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit
Ish-ministri serb i Ekonomisë dhe zyrtari i lartë i Partisë Progresive Serbe ...
-
Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje
Ministri, Dimal Basha, ka shprehur kundërshtime ndaj gjetjeve të Raportit të ...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren deri në krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët
Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohë...
-
Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove një person në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjo...
-
Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike...
-
Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme a...
-
Pagesat me kartelë bankare na bëjnë të shpenzojmë më shumë? Ja çfarë zbulon studimi i fundit
Të paguash me kartë është e shpejtë, praktike dhe shpesh kërkon vetëm një pre...
-
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Ja...
-
Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë
Dogana e Kosovës ka publikuar pamjet e dhjetëra armëve të gjata, që iu kapën ...
-
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...






























