Lajme

Ambasada e SHBA-së del me njoftim për të dytën herë brenda ditës për shtetasit e saj për protestat: Evitoni turmat

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 18 September 2026

Ambasada amerikane përsëri ka dalë me njoftim për qytetarët amerikanë në Kosovë për protestën që do të organizohet përsëri sonte në sheshin “Skënderbeu” nga ora 21:00.

Ambasada ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të ketë protesta në qytete të tjera.

“Në ditët në vijim mund të ketë protesta të tjera, potencialisht edhe në qytete të tjera. Grumbullimet e mëdha mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar mbyllje rrugësh, devijime të trafikut dhe çrregullime të konsiderueshme në qarkullim. Ju lutemi, shmangni zonat ku zhvillohen protesta dhe grumbullimet e mëdha. Qëndroni vigjilentë, kini kujdes për mjedisin përreth dhe ndiqni mediat vendase si dhe faqen e internetit të Ambasadës për informacione të reja”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy