BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 18 September 2026
Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me reagimet e tyre për dënimin ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kreu i qeverisë kosovare e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama si “marre”.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura.
“Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand.
Po ashtu, ai u shpreh se mbetet thelbësore të promovohet një mjedis i lirë nga frika dhe hakmarrjet si dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët.
Ndërsa, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier, iu referua fjalëve të Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se aktgjykimet e Dhomave të Specializuara duhen të respektohen dhe se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë ato aktgjykime.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian”, tha ai, raporton KosovaPress.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale ka marrë vendim të shkallës së parë që Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi të dënohen me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet./kp

T� tjera
-
Humb jetën një person në Prishtinë, u gjet i shtrirë në rrugë
Një përson ka humbur jetën pasditën e sotme në Prishtinë. Bëhet fjalë për Bed...
-
Murati: Investimet e huaja direkte jashtë patundshmërive janë 300 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja dire...
-
Mos i lini në prizë! Këto janë pajisjet elektrike që vazhdojnë të harxhojnë energji edhe kur janë të fikura
Shumë persona mendojnë se pajisjet elektrike nuk shpenzojnë energji elektrike...
-
Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës
Sikurse sot edhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për...
-
Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit
Ish-ministri serb i Ekonomisë dhe zyrtari i lartë i Partisë Progresive Serbe ...
-
Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje
Ministri, Dimal Basha, ka shprehur kundërshtime ndaj gjetjeve të Raportit të ...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren deri në krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët
Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohë...
-
Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove një person në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjo...
-
Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike...
-
Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme a...
-
Pagesat me kartelë bankare na bëjnë të shpenzojmë më shumë? Ja çfarë zbulon studimi i fundit
Të paguash me kartë është e shpejtë, praktike dhe shpesh kërkon vetëm një pre...
-
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Ja...


































