Lajme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: S’e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 18 September 2026

Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hill e vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.

Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.

-Advertisement-

“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi ishte e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, deklaroi Hill, transmeton Klankosova.tv.

Më tej vlerësoi se populli shqiptar nuk duhet që të ketë mllef, por shpresë tek fjala e Apelit të Hagës.

“Unë do të apelopja që të mos ketë mllef për këtë vendim. Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, nënvizoi Hill.

Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e parë të gjykimit.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vite heqje lirie, Jakup Krasniqi po me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite burg dhe Rexhep Selimi me 13 vite.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy