Lajme

Reagon Faton Peci: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 18 September 2026

Kryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar pas protestuesit e sotëm kërkuan dorëheqjen apo shkarkimin e Donika Gërvallës nga pozita e ministres së drejtësisë.

Në një postim në profilin e tij, Peci ka thënë se protesta është shenjë civilizimi mirëpo ai ka thënë se nuk pranojnë linçimet ndaj Donika Gërvallës.

“Në emër të Partisë Guxo dhe si Kryetar i saj, më duhet të them dy fjalë pas protestës së sotme. UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht. Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër”, thuhet në postimin e Pecit.

-Advertisement-

Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka kërkuar që protestuesit të ndalin sulmet ndaj Donika Gërvallës, duke potencuar se ajo dhe familja e saj paraqesin një kapitull të rëndësishëm në historinë e Kosovës.

“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur “Jusuf Gërvalla”) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe.
Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë! Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”, ka shkruar Peci.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy