Lajme

Petritsch rrëfen negociatat për të burgosurit mes UÇK-së dhe Serbisë: Beogradi kërkonte që shkëmbimi të mos dukej si i tillë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 18 September 2026

Ish-i dërguari i posaçëm i BE-së gjatë luftës së Kosovës, Wolfgang Petritsch, ka rrëfyer për gazetën gjermane FAZ një episod nga dimri i viteve 1998/1999, kur ishte negociuar lirimi i të burgosurve mes UÇK-së dhe palës serbe.

Duke folur për rolin e Hashim Thaçit në këtë proces, Petritsch tha se UÇK-ja kishte zënë robër disa dhjetëra ushtarë serbë dhe se pala serbe kërkonte lirimin e tyre përmes një marrëveshjeje që, sipas kërkesës së Beogradit, nuk duhej të dukej si shkëmbim i drejtpërdrejtë.

“Pala serbe kërkonte një shkëmbim të burgosurish, por ngulmonte që në asnjë mënyrë kjo të mos dukej si shkëmbim”, ka deklaruar Petritsch.Sipas tij, kushti i Beogradit ishte që fillimisht të liroheshin ushtarët serbë, ndërsa rreth dy javë më vonë, në një zhvillim që në dukje nuk kishte lidhje me rastin, do të lirohej i njëjti numër i luftëtarëve të UÇK-së.

-Advertisement-

“Dhe kështu ndodhi”, tha Petritsch

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy