Lajme

Përfundon protesta, paralajmërohen veprime ligjore ndaj Speciales dhe kërkohet shkarkimi i Gërvallës

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 18 September 2026

Ka përfunduar protesta gjithëpopullore e thirrur dje nga OVL-UÇK.

Në sheshin Skenderbeu ishin mijëra qytetarë të cilët protestuan duke kërkuar që të lirohen ish-krerët e UÇK-së të dënuar në Hagë.

Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, të cilët shprehën qëndrimet e tyre kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

-Advertisement-

Protesta u zhvillua me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, ndërsa një nga mesazhet e përcjella nga protestuesit ishte “Jo në emrin tim!”.

Përpos kërkesës për zhbërjen e Gjykatës Speciale në protestë është kërkuar edhe dorëheqja apo largimi i Donika Gërvallës nga posti i ministres së Drejtësisë në Qeveri të Kosovës.

Protesta ishte e qetë dhe protestuesit kanë filluar të shpërndahen.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy