Lajme

LDK bën homazhe për Flora Brovinën në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 18 September 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetes Flora Brovina, raporton Ekonomia Online.

Flora Brovina ka ndërruar jetë më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.

Brovina ishte e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ajo u lind në vitin 1949 në Skenderaj dhe u rrit në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor dhe më pas studioi mjekësinë. Pas përfundimit të specializimit në Zagreb, u kthye në Kosovë.

Për një periudhë, Brovina punoi si gazetare në gazetën “Rilindja”, ndërsa më pas iu rikthye profesionit të mjekes. Për shumë vite ajo punoi në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Krahas profesionit të saj, Brovina ishte e angazhuar edhe në letërsi dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave.

Në skenën politike, ajo shërbeu si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për gjashtë mandate, nga viti 2001 deri më 2019.

Homazhet në Kuvendin e Kosovës u zhvilluan në shenjë nderimi për kontributin e saj në jetën publike, politike dhe shoqërore të Kosovës./EO/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy