Lajme

“Jo në emrin tim”, “Liri për çlirimtarët” – mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbeu” pas vendimit të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 18 September 2026

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga OVL-UÇK pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mes flamujve kombëtarë dhe atyre të UÇK-së, në shesh po jehojnë thirrjet “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët”, përmes të cilave protestuesit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarë të të dënuarve, si dhe përfaqësues politikë. Mes të pranishmëve është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie.

-Advertisement-

Atmosfera në shesh është e ngarkuar me emocione, ndërsa thirrjet e protestuesve po vazhdojnë të dëgjohen në qendër të kryeqytetit.

“Jo në emrin tim! Liri për çlirimtarët!”, janë thirrjet që po dominojnë protestën./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy