Lajme

Shqiptarët pushtojnë sheshin: JO NË EMRIN TIM!

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 18 September 2026

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur me qytetarë që po marrin pjesë në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Protesta po zhvillohet me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, ndërsa pjesëmarrësit po shprehin qëndrimet e tyre kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në mesin e mesazheve të përcjella nga protestuesit është edhe “Jo në emrin tim!”, përmes së cilit ata shprehin qëndrimin se aktgjykimi nuk është dhënë në emër të popullit të Kosovës.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy