Lajme

Pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga OVL-UÇK

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 18 September 2026

Qytetarët kanë filluar të mblidhen në sheshet e Prishtinës, për të protestuar pas verdiktit të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burgim 4shen e UÇK-së në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Tanimë në sheshin “Skenderbeu” kanë arritur numër i madh i qytetarëve që i bashkohen kësaj proteste.

Po ashtu Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në protestën e thirrur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila pritet të nisë në pak minuta, dhe deputetët e Aleancës i bashkohen protestës së OVL-UÇK-së.

-Advertisement-

Kjo protestë vie si kërkesë që institucionet e shtetit të ndërmarrin dicka në zhbërjen e kësaj gjykate, pas vendimit që Hashim Thaçi të dënohet me 25 vite burgim, e ku Jakup Krasniqi po ashtu u dënua me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite burgim si dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

Pak më parë ambasada amerikane bëri thirrje që të shmanget sheshi “Skenderbeu” derisa Policia bëri thirrje që protesta të jetë e qetë e qytetraët mos të përdorin maska./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy