Lajme

Deputetët e Aleancës i bashkohen protestës së OVL-UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 18 September 2026

Deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn, i janë bashkuar protestës gjithëpopullore të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë.

Në mesin e deputetëve të AAK-së që janë parë në protestë janë Time Kadrijaj dhe Albana Bytyqi.

Protesta është thirrur për sot në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Ramush Haradinaj, pas aktgjykimit të 16 shtatorit, e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe të padrejtë, ndërsa ka bërë thirrje që beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për qetësi dhe ka paralajmëruar se dëmtimi i pronës dhe jetës në Kosovë do t’u ndihmonte kundërshtarëve të saj.

OVL-UÇK ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin dhunën.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy