Lajme

“Në mbrojtje të UÇK-së”, PDK i bashkohet protestës

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 18 September 2026

Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në protestën e thirrur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila pritet të nisë në pak minuta.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie, i janë bashkuar qytetarëve dhe pjesëmarrësve të protestës.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

-Advertisement-

Në sheshin “Skënderbeu” tashmë kanë filluar të mblidhen një numër i madh qytetarësh, ndërsa protesta pritet të nisë në orën 12:00.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy