Reagimet ndaj verdiktit të Hagës, Haxhiu: Askush nuk i mbron ata duke i shpallë “spiunë” kundërshtarët politikë
Autori: Gazeta inFokus
22:07 | 17 September 2026
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit.
Ajo ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale.
Por, Haxhiu tha se kjo nuk bëhet duke i shpallur kundërshtarët politikë si “spiunë”.
Postimi i plotë:
Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale.
Por askush nuk i mbron ata duke shpallur aty për aty “spiunë” e “tradhtarë” kundërshtarët politikë, duke shënjestruar dëshmitarë apo duke kërkuar fajtorë mes qytetarëve të Kosovës.
Shënjestrimi me këto emërtime, në protesta, në emisione televizive dhe në postime publike, dje dhe sot riprodhon pikërisht logjikën e akuzës së ngritur ndaj drejtuesve të UÇK-së, etiketimin e kundërshtarit si armik dhe kthimin e tij në shënjestër. Kështu, në emër të mbrojtjes, i jepet fuqi vetë akuzës.
Populli nuk dëshmon. Dëshmojnë individë, secili me emër dhe me përgjegjësi vetjake. Prandaj, përpjekja për ta paraqitur një popull të tërë si burim “spiunimi” është e pavërtetë, fyese dhe e rrezikshme. Ajo mbjell frikë, nxit linçim dhe e shndërron dhimbjen në përçarje.
Nga ana tjetër kushdo që ka të dhëna për persona që kanë dëmtuar apo dëmtojnë interesin kombëtar e tash edhe shtetëror duhet sa më parë t’i paraqesë ato në organet tona të sigurisë e drejtësisë. Sepse këto raste duhet të adresohen në plotni.
Asnjë padrejtësi nuk ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër. Vlerat e luftës së UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin që e kanë mbajtur gjallë popullin tonë.
Ju bëj thirrje secilit individ që del apo vepron publikisht të tregojë maturi dhe të paraqesë vlerat dhe virtytet që na karakterizojnë si shoqëri dhe si komb.

T� tjera
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale ‘’Dhunim’’
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
43 armët e automatike, Dogana: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme armësh z...
-
Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër të vësht...
-
Deputeti Kërçeli: Vjosa Osmani sa ishte presidente nuk e akuzoi VV-në për lidhje me oligarkët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing”...
-
Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, E...
-
Humb jetën një person në Prishtinë, u gjet i shtrirë në rrugë
Një përson ka humbur jetën pasditën e sotme në Prishtinë. Bëhet fjalë për Bed...
-
Murati: Investimet e huaja direkte jashtë patundshmërive janë 300 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja dire...


































