Lajme

“Tanja Vujoviq po, Vlora Çitaku jo” – Deliu-Kodra i reagon VV-së

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 13 September 2026

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan për Tanja Vujoviqin nga Lista Serbe për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa deri dje nuk kishin votuar për kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku.

 “Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO”, ka shkruar ajo.

Ajo akuzoi VV-në se, në koordinim me Listën Serbe, orkestroi votime që ishin të destinuara të dështonin, duke i cilësuar si “spektakël politik”.

-Advertisement-

“Shihemi pas të 16-it dhe, natyrisht, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese!”,tha Deliu-Kodra.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy