Lajme

Gjykata lë në arrest shtëpi Jozefin Markun

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 09 September 2026

Gjykata e Tiranë të mërkurën ka vendosur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar për sulmin ndaj personazhit publik nga Kosova, Eduard Kuçit.

Pavarësisht se Prokuroria kërkoi arrestin me burg, Gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie.

Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

-Advertisement-

Në kuadër të hetimit, Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.

Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Në mbrojtjen e tij, Jozefin Marku ka deklaruar se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy