Lajme

“Po, po, Albulena” – Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 09 September 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, se fillimisht duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me çështjet e tjera.

“Ta shohim njëherë, le të kryhet Kuvendi, le të votohet kryetarja, le të konstituohet kryesia, pastaj vazhdojmë rrjedhën edhe për të tjerat”, ka thënë Abrashi.

I pyetur nëse Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, Abrashi është përgjigjur duke pohuar.

-Advertisement-

“Po, po, Albulena”, tha ai.

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, pasi në dy tentime paraprake në muajin gusht, LVV-ja kishte kërkuar kohë për të arritur marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

LVV dhe LDK më 31 gusht kishin arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për president të vendit. Këto dy parti, bashkë me minoritetet jo-serbe, i kanë 80 vota të nevojshme për ta zgjedhur presidentin.

Mirëpo, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së më 1 shtator u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do të mundësojnë zgjedhjen e Sejdiut për president. Pavarësisht kritikave se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit tridhjetëditor, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvend.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy