Lajme

Hamza: Presim vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 09 September 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se data 16 shtator është tepër e rëndësishme për partinë e tij, teksa pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Hamza tha se në PDK presin që vendimi të jetë lirues, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri dhe pavarësi.

“Për neve si PDK është tepër e rëndësishme data 16 shtator. Presim vendim lirues për UÇK-në. Lufta e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri e pavarësi. Mbi bazën e saj që u zhvillua është parë qartë që s’ka asnjë arsye tjetër që vendimi të jetë ndryshe, përveç vendim lirues”, deklaroi Hamza para fillimit të seancës konstituive.

-Advertisement-

Ndërkohë, ai konfirmoi edhe se Vlora Çitaku është propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy