Gjini: Për presidentin ka përfunduar gjithçka, seancën konstituive mund ta dërgojmë në Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus
20:06 | 08 September 2026
Përveç që nuk do të marrë pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për Aleancën temë e përfunduar është edhe çështja e presidentit të vendit.
Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Gjini ka thënë se në mesin e deputetëve nuk ka pasur asnjë kundërshtim ndaj qëndrimit për të mos marrë pjesë në seancën konstituive, ndërsa vetëm një anëtar i kryesisë ka pasur mendim ndryshe.
Gjini ka shtuar se sipas bindjes së tij, Kuvendi mund të konstituohet edhe nesër, por një veprim i tillë do të ishte jashtë normës kushtetuese.
“Çfarë do të thotë nesër, shikoni, për bindjen time, prej asaj që po e kuptoj edhe çka po shoh që po ndodh me Kosovën në këtë epokë të mashtrimit të madh, ne mundemi me pa që edhe nesër do të konstituohet Kuvendi”, u shpreh Gjini.
Megjithatë, Gjini tha se edhe nëse Kuvendi konstituohet, kjo do të ndodhte në kundërshtim me Kushtetutën.
“E, sikur të konstituohet nesër, do të jetë jashtë normës kushtetuese, është jashtë kushtetuese. Por besoj unë se jo këto maskarallëqe që i kemi parë më herët, edhe mo nuk befasohem, nëse edhe nesër, edhe në këtë situatë jashtë kushtetuese, nuk konstituohet Kuvendi.”
I pyetur nëse Aleanca do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, Gjini tha se kjo është rruga që duhet ndjekur.
“Kosova nuk ka qysh me ecë përpara nëse partitë politike nuk i referohen Gjykatës Kushtetuese. Edhe përgjigjja është: po, tashmë herët, do të koordonoheni me parti të tjera deri tash opozitare, edhe do t’i referohen Gjykatës Kushtetuese, patjetër. Duhet me e parë normal që edhe materiali duhet me qenë serioz dhe duhet të ketë një punë të mirë”, u shpreh ai.
Gjini u pyet edhe për takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me partitë politike lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe për deklaratat e tij se nuk mund të përfshihen në programin qeverisës pika të partive që nuk kanë fituar zgjedhjet.
Ai tha se, sa i përket zgjedhjes së presidentit, për Aleancën tashmë ka përfunduar gjithçka.
“Fillimisht duhet me u thënë që ka përfunduar gjithçka edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Fatkeqësisht, vetë Kurti e ka sjellë Kosovën në këtë ditë që çfarëdo që merret vendim sot, është jashtëligjshëm edhe jashtë kushtetues, fatkeqësisht”, theksoi ai.
Gjini tha se në këto rrethana nuk ka më logjikë të flitet për oferta apo kushte, ndërsa Kurtit, sipas tij, duhet t’i kujtohen parimet bazë të demokracisë.
“Çështja tjetër është edhe pse nuk ka logjikë me folur për rrethana, për kushte, për oferta, duhet me u thënë diçka është një ABC demokratike me ja tregu zotit Kurti”, tha ai.
Ai theksoi se partitë politike garojnë me programe të ndryshme dhe se, kur një parti nuk i siguron votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme, duhet të negociojë me subjektet e tjera.

T� tjera
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
-
Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeminist...
-
Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me...



































