Shtetasi rus ṽret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”
Autori: Gazeta inFokus
20:58 | 31 August 2026
Policia malazeze është vënë në kërkim të shtetasit rus Mihail Shabunjin, 30-vjeç, i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të trefishtë të hënën në Danilovgrad të Malit të Zi, raportonVijesti.
Sipas policisë, Shabunjin dyshohet se me armë zjarri ka vrarë Petar Globareviqin, 24-vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjiqin, 67-vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kaporin, 20-vjeç, nga Podgorica. Të tre ishin të punësuar në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka”, në afërsi të Danilovgradit.
Policia po verifikon nëse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba” me targa PG AC 472, automjet që, sipas Vijestit, është në pronësi të babait të njërit prej personave të vrarë. Forcat e rendit po zhvillojnë kërkime intensive për gjetjen dhe arrestimin e tij, ndërsa kanë paralajmëruar se ai konsiderohet i armatosur.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos i afrohen të dyshuarit.
Ajo ka kërkuar që çdo informacion për vendndodhjen ose lëvizjet e Shabunjinit të raportohet në numrin policor 122, përmes aplikacionit “Policija CG” ose në mënyra të tjera, duke theksuar se informacioni mund të jepet edhe në mënyrë anonime, transmeton Gazeta Express.

T� tjera
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...































