Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
20:38 | 31 August 2026
Mbi 220 kërkesa, por vetëm 80 ulëse në galerinë e publikut. Kështu do të jetë qasja në sallën e gjyqit më 16 shtator, kur Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 40 ulëse u janë rezervuar familjarëve të ngushtë, ndërsa 40 mediave. Numri i madh i kërkesave ka bërë që pjesa tjetër e të interesuarve ta përcjellë vendimin vetëm përmes transmetimit të Gjykatës
Ndonëse kërkesat ishin të shumta, jo të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë që vendimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ta përcjellin në kohë reale nga salla e gjyqit. Nga mbi 220 kërkesa të pranuara, Gjykata Speciale ka akredituar vetëm 80 persona për qasje në galerinë e publikut.
Në një përgjigje për RTK-në, nga Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se 40 ulëse do t’u ndahen familjarëve të ngushtë të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa 40 të tjera mediave. Nga mediat e akredituara, 17 janë ndërkombëtare, 16 nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Serbia. E teksa 16 shtatori po afrohet, në Kosovë vazhdon numërimi mbrapsht deri në ditën kur do të merret vendimi historik për ish-krerët e UÇK-së.
Njohësit e çështjeve juridike shprehen optimistë dhe presin që aktgjykimi të jetë lirues.
“Mendoj që në asnjë formë gjykata nuk ka mundësi me i shpall fajtorë, por nuk duhet harru faktin që gjykatat ndërkombëtare edhe Gjykata Speciale në këtë rast në Hagë, edhe pse në bazë të legjislacionit është e Kosovës, është në territor të huaj dhe varet nga vullnetet politike të fuqive të mëdha. Nëse nuk do të ketë ndikime politike, unë besoj fuqishëm që 16 shtatori do të jetë festë në Kosovë”, tha Skender Musa, avokat.
Të njëjtat pritje i kanë edhe bashkëluftëtarët e ish-krerëve të UÇK-së. Ata thonë se presin që procesi të përfundojë me lirimin e tyre dhe që gjykata të mos ndikohet nga faktorët politikë.
“Ne presim lirimin nga të gjitha akuzat e montuara në këtë proces, falënderojmë presidentin dhe shokët e tij për këtë sakrificë të pamerituar, të cilën e kanë bërë për pastrimin dhe për tregimin se UÇK-ja ka qenë forcë ushtarake dhe politike e shëndoshë, ka luftu për lirinë e vendit dhe nuk i ka bërë askujt keq”, tha Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL UÇK-së.
Derisa kanë mbetur më pak se tri javë deri në shpalljen e aktgjykimit, në Kosovë tashmë kanë nisur përgatitjet për pritjen e mundshme të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Në Prishtinë është paralajmëruar edhe një marsh mbështetës me moton “Kosova po pret”, ndërsa 16 shtatori pritet të jetë një nga ditët më të rëndësishme për Kosovën në raport me drejtësinë ndërkombëtare

T� tjera
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...






























