Lajme

Muharremi e quan “gabim amatoresk” marrëveshjen e Abdixhikut me Kurtin pa konsultime brenda partisë

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 31 August 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar mënyrën se si LDK-ja e ka menaxhuar procesin e marrëveshjes me Vetëvendosjen, duke thënë se një hap i tillë është ndërmarrë pa konsultime të mjaftueshme brenda partisë dhe grupit parlamentar, raporton GazetaBlic.

Muharremi e ka cilësuar këtë si gabim bazik amator dhe ka thënë se fillimisht duhet të sigurohet pajtimi brenda partisë, para se të arrihen marrëveshje me subjektet e tjera.

Ai e ka krahasuar situatën me përpilimin e listës së LDK-së për zgjedhje, duke pretenduar se edhe atëherë kishte pasur arrogancë dhe mungesë bashkëpunimi të brendshëm.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy