Lajme

Më 22 gusht, Ramush Haradinaj takoi Bekim Sejdiun, kandidatin për president të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 31 August 2026

Më 22 gusht të këtij viti, ish-kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Bekim Sejdiun, i cili sot është zyrtarizuar si kandidat për president të Kosovës nga LVV dhe LDK.

Takimi është zhvilluar në Grabanicë, në kuadër të një mikpritjeje të organizuar nga familja e Ukë Sahitëve, ku kanë marrë pjesë edhe figura të tjera publike e politike.

Në fotografitë e publikuara nga Prof. Dr. Zenun Elezaj, shihet Ramush Haradinaj në mesin e të pranishmëve në këtë takim.

-Advertisement-

Në postimin e tij të 22 gushtit, Elezaj shkruante se në këtë organizim kishin marrë pjesë familjarë, miq dhe bashkatdhetarë të ardhur nga Gjermania, Amerika dhe vende të tjera të diasporës. Ai përmendte edhe Haradinajn, Rrustem Gecajn, kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi dhe mysafirë të tjerë.

Nga Aleanca u deklarua edhe deputeti Bekë Berisha, “NUK E NJOH” për kandidatin për President, Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të Bekë Berisha nuk tregon nëse do ta votojë Sejdiun, por meqë janë pajtuar për të, e quan “fort të poshtër”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy