Lajme

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 31 August 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer sulme ndaj dy raketahedhësve iranianë në ishullin Larak, në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Iranit, nga sulmi mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

-Advertisement-

Në kundërpërgjigje, Irani pretendoi se goditi me raketa balistike dy baza amerikane në Jordani.

Autoritetet jordaneze thanë se kanë rrëzuar tetë raketa, raporton BBC.

Teherani raportoi gjithashtu për një sulm me dron ndaj një baze në Emiratet e Bashkuara Arabe, pretendim që Abu Dhabi e mohoi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi se ShBA-ja do të “godiste fort” në rast të një kundërpërgjigjeje të mëtejshme nga Irani.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy