Lajme

Matoshi për Bekim Sejdiun: PDK dhe AAK nuk kanë asnjë arsye pse të mos e votojnë për President

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 31 August 2026

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas dakordimit mes LVV-së dhe LDK-së për Bekim Sejdiun si kandidat për President të Kosovës.

Matoshi ka vlerësuar lart figurën e Sejdiut, duke e cilësuar atë si kandidat me dije dhe integritet, ndërsa ka përmendur përvojën e tij në diplomaci, drejtësi dhe jetën akademike.

Sipas Matoshit, Sejdiu, me përvojën e tij si ambasador në Ankara, konsull në New York dhe gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, i plotëson kriteret për të qenë një president konsensual.

-Advertisement-

“Profesor Sejdiu me nji karrierë briliante profesionale, me edukim në të drejtat e njeriut dhe vetëpërmbajte institucionale, i plotëson kriteret ma supreme për nji President koncesual: Përfaqësim i denjë i Atdheut jashtë, unifikues brenda dhe garant i funksionimit demoratik të institucioneve”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka thënë se, përveç LVV-së dhe LDK-së, as PDK-ja dhe AAK-ja nuk kanë arsye për të mos e mbështetur Sejdiun.

“Jo vetëm LVV e LDK por edhe PDK dhe Aleanca nuk e kanë asnji arsy për mos me e votu zotni Sejdiun”, ka deklaruar Matoshi.

Sipas tij, nëse seanca konstituive e Kuvendit thirret pa vonesa dhe nuk ka, siç i quan ai, taktika destruktive e bllokuese, kandidatura e Sejdiut do të duhej të shërbente si mundësi për unitet të spektrit politik.

Matoshi ka vlerësuar se Sejdiu është “njeriu i duhun me e rikthy vendin në normalitet juridik-kushtetues”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy