Lajme

Defekti në gypin e ujësjellësit lë pa ujë Lagjen e Spitalit dhe rrugën “Holger Petersen”

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 30 August 2026

Furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në Lagjen e Spitalit dhe në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, pas një defekti të shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” (KRU Prishtina), në rrugën “Astrit Arbnor Dehari” është dëmtuar një gyp i ujësjellësit.

KRU Prishtina ka bërë të ditur se ekipet e saj ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt

-Advertisement-

Ju njoftojmë se te hyrja e Spitalit, në rrugën ‘Astrit Arbnor Dehari’, është dëmtuar gypi i ujësjellësit me diametër DN 200 mm. Për shkak të këtij defekti, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në: Lagjen Universitare, rrugën ‘Holger Petersen’. Ekipet e KRU Prishtina janë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy