Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera
Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 30 August 2026
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar së bashku me Diellin dhe Arbërin ekspozitën e organizuar nga “Liria Ka Emër”, në nderim të burrave dhe grave që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
Çitaku ka treguar se gjatë vizitës janë ndalur posaçërisht te skulptura e Leotrim Ahmetit, i cili ishte vrarë në moshën që sot kanë fëmijët e saj.
Ajo ka thënë se momenti kur Dielli dhe Arbëri u ndalën para skulpturës dhe deshën ta përqafonin atë, i ka mbetur në zemër.
“Dy fëmijë të Kosovës së lirë, duke dashur ta përqafojnë një fëmijë të Kosovës që nuk arriti ta jetonte lirinë”, ka shkruar Çitaku
Sipas saj, Leotrimi duhej të ishte rritur, të kishte shkuar në shkollë, të kishte luajtur, të kishte bërë miq dhe të kishte ndërtuar jetën e ëndrrat e tij, por lufta ia mori të gjitha këto.
Çitaku ka theksuar se liria e Kosovës nuk është vetëm një fjalë dhe as diçka që është dhuruar, por se ajo mban brenda emra, fytyra, jetë të ndërprera dhe ëndrra që nuk patën mundësi të bëhen realitet
Ajo ka shtuar se kuptimi më i madh i sakrificës është që fëmijët e Kosovës së lirë të rriten pa frikë, pa luftë dhe pa ikje, ndërsa sakrifica e mijëra fëmijëve që patën një fëmijëri të ndërprerë nga lufta të mbetet histori që duhet njohur dhe të mos harrohet kurrë.
“Që ata të rriten të lirë. Të ëndërrojnë të lirë. Dhe të dinë gjithmonë çfarë çmimi është paguar për lirinë e tyre”, ka përfunduar Çitaku

T� tjera
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...



































