Lajme

E dhimbshme: U mbyt në lumin Drin, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 28 August 2026

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 7-vjeçares, e cila dyshohet se u mbyt në lumin Drini i Zi në Shqipëri, pasi mbeti e bllokuar së bashku me disa fëmijë dhe një të afërm të tyre.

Ngjarja është shënuar në zonën Bulqizë-Klos, ndërsa kërkimet për të miturën nisën mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për bllokimin e grupit si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në lumë, raporton Euronews.al.

Shërbimet e Policisë dhe Emergjencës arritën të shpëtonin katër persona, ndërsa 7-vjeçarja nuk ishte gjetur dhe vijoi kërkimi për të.

-Advertisement-

Pas disa orësh kërkime, rreth orës 09:45 të ditës së sotme, shërbimet e angazhuara në operacion kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të miturës.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat humbi jetën 7-vjeçarja.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy